3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Në Kosovë ndodh shpesh: A lejohen selfiet e mjekëve në sallat e operacioneve?

Rekomandime

Nga SHSKUK dhe nga Oda e Mjekëve komentojnë rastet e fundit të fotografimeve të mjekëve në sallë të operacioneve.

Punën e kryejnë me shumë profesionalizëm.

- Advertisement -

Mirëpo disa prej tyre shpesh herë, këtë punë e shfaqin në rrjete sociale.
Kështu veproi së fundi edhe neurokirurgu dhe deputeti Haxhi Avdyli me disa kolegë te tij, ku me pacientin e shtrirë duke marrë anestezionin para operimit shkrepën një selfie.

Selfie jo, por një fotografi po në sallë të operacionit shkrepën edhe stafi shëndetësor në Spitalin e Gjakovës.

Këto veprime po shihen si të papranueshme nga kreu i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

- Advertisement -

E të gjithë ata që nuk përfillin rregulloren që ekziston brenda SHSKUK-së mund të përfundojnë në komision disiplinor.

Pos shkeljes së rregullores, fotografimi me pacientë përbën edhe shkelje etike.
Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiut telefonat mobilë nuk kanë se çfarë kërkojnë brenda sallave të operacioneve, ndërsa tregon se edhe kur mund të publikohen fotografitë.

- Advertisement -

Në sallë të operacioneve sipas rregullave është e siguruar privatësia e pacientëve, prandaj këto hapësira brenda spitaleve nuk pajisen me kamera

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit