8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Nëntë muaj nga zhdukja e biznesmenit kosovar, Prokuroria del me një komunikatë

Rekomandime

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka reaguar pas raportimeve se prokurorja në rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit, nuk ka dhënë sqarime dhe nuk ka qenë bashkëpunuese me familjarët e Rexhepit.

Në reagimin e Prokurorisë thuhet se prokurorja e ka marrë rastin më 13 prill të vitit të kaluar (pesë ditë pas zhdukjes së Bedri Rexhepit), dhe me urdhër të saj është ndaluar i dyshuari Jeton Vllasaliu, ndaj të cilit rëndon vepra penale “Rrëmbimi”, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim.

- Advertisement -

Ne e kuptojmë shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi, mirëpo pretendimet e familjarëve se prokurorja e çështjes nuk ka qenë bashkëpunuese dhe nuk është angazhuar lidhur me rastin, nuk qëndrojnë, pasi nga raportimi i këtij rasti, prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke bashkëpunuar edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, po ashtu, janë zhvilluar takime radhazi në prokurori me familjarët e të dëmtuarit dhe avokatit të tyre mbrojtës dhe se aktualisht ndaj rastit në fjalë, prokuroria po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të sqarimit në tersi të kësaj çështje penale”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Ndryshe, Bedri Rexhepi është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e 8 prillit të vitit 2021.

Familjarët e tij i kanë fajësuar institucionet e rendit se nuk kanë bërë mjaftueshëm për gjetjen e Bedriut.

- Advertisement -

Madje vëllezërit e tij kishin kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët për gjetjen e Bedriut, për çka do të ofronin 20 mijë euro shpërblim. Por, as kjo nuk kishte rezultuar me gjetjen e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit