14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

“Corriere della Sera”: Bitcoini është zanafilla e trazirave në Kazakistan, rrezikohet edhe Kosova

Rekomandime

Gazeta italiane “Corriere della Sera” ka shkruar të hënën se një ndër arsyet e trazirave në Kazakistan janë kriptovalutat.

- Advertisement -

Sipas gazetës italiane, nga kriptovaluta e parë dhe më e vlefshmja, Bitcoin, kërcënohen edhe Kosova e Irani.

“Corriere della Sera” shkruan se Kosova është trajtuar si “atdheu” i kriptomonedhave në Evropë, por ditëve të fundit Qeveria e vendit dhe policia kanë ndërmarrë aksione për konfiskimin e pajisjeve për mihje të kriptovalutave. E gjithë kjo pas një vendimi të Qeverisë se mihja e kriptovalutave ndalohet për shkak të krizës me energji elektrike. E pajisjet ishin kryesisht të vendosura në veri të vendit, ku serbët lokalë nuk paguajnë tash e sa vite rrymë.

Aksion për konfiskim të pajisjeve ka pasur edhe sot.

- Advertisement -

Në fakt, zyrtarisht trazirat e dhunshme që kanë përfshirë Kazakistanin u nxitën nga rritja e çmimit të karburantit, që u reflektua edhe te produktet tjera. Por pas ndezjes së situatës ka një shkak edhe më të largët, shkruan “Corriere della Sera”.

Sipas mediumit italian, ai është zbarkimi në shtetin ish-sovjetik i dhjetëra mijëra kompanive që mihin kriptovalutat. Aktivitetet e Bitcoinit kanë një ndikim shumë të lartë energjetik dhe kjo mund të ketë kontribuar në rritjen e çmimeve të hidrokarbureve, të liberalizuara nga qeveria e Kazakistanit duke filluar nga viti 2022, vlerëson “Corriere della Sera”. Por edhe vende si Kosova e Irani po përjetojnë probleme të ngjashme. Probleme me rrjetin elektrik si pasojë e mihjes së kriptomonedhave ndodhën gjithashtu në rajone të ndryshme të Kinës.

- Advertisement -

Kina ka njohur prej kohësh ndërprerjet e energjisë elektrike në disa rajone në vitin 2021 pikërisht nga aktivitetet e mihjes së kriptomonedhave. Dhe për këtë arsye shumë kompani janë zhvendosur në Kazakistanin fqinj.

Për të njëjtën arsye, duke filluar nga qershori i vitit 2021, edhe Irani njoftoi se do të ndalonte aktivitetin “e fabrikave” të bitcoinit dhe shembulli u ndoq pesë ditë më parë nga Kosova.

Gjatë vitit 2021, sipas një përllogaritjeje të bërë nga “Financial Times”, rreth 88,000 kompani që merren me bitcoin dhe paratë tjera digjitale u zhvendosën në Kazakistan, kryesisht nga Kina, të tërhequra nga kostot e ulëta të energjisë në republikën ish-sovjetike. Zhvendosja masive ka shkaktuar një rritje prej 8% të kërkesës për energji në vit, gjë që ka vënë në krizë rrjetin e shpërndarjes në vend, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura. Qeveria është përpjekur të ndërhyjë duke taksuar aktivitetin e kompanive që mihin kriptovaluta, disa prej të cilave akuzohen se punojnë në mënyrë të paligjshme.

Kërkesa e fortë për energji ka rritur nga ana tjetër çmimet e hidrokarbureve, duke shkaktuar spiralen e dhunës që shpërtheu në fillim të vitit në qytetet kryesore të Kazakistanit.

Për shkak të protestave, dhjetëra persona janë vrarë, ndërkohë që qeveria e vendit ka ftuar për ndihmë trupat e Rusisë e Bjellorusisë.

Një studim i Qendrës për financat alternative në Universitetin e Kembrixhit ka llogaritur se “universi” i bitcoin kërkon konsumin e 121 teravat orësh në vit, të barabartë me nevojat për energji të kombeve si Polonia apo Argjentina. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, nga ana e saj, llogarit se e gjithë kjo përfshin prodhimin e 36 milionë tonëve C02, pasi rrjetet shpesh furnizohen me energji nga impiantet e qymyrit ose gazit. Që nga 8 janari 2022, vlera e bitcoin llogaritet në pak më pak se 37,000 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit