Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka zyrtarizuar emrat e drejtorëve me të cilët do të bashkëqeverisë.
Pikërisht nga sot, Kastriot Krasniqi nuk do të jetë më asamblist i PDK-së, raporton Indeksonline.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga PDK, derisa ka thënë se do të jetë asamblist i pavarur.
“Unë Kastriot Krasniqi Partinë Demokratike te Kosovës e shihja si një mundësi për arritjen e shumë aspiratave dhe qëllimeve të perbashket, si unë gjithashtu edhe qytetari i Prizrenit. Por sot me 11.01.2022 pas shumë analizave të bëra nga ana ime personale, ju njoftoj se jap dorëheqje të parevokushme si Anëtar i Kryesise, Anëtar i Kuvendit Komunal dhe si Anëtar i Këshillit Drejtues dega në Prizren dhe si Anëtar i PDK-së. Arsyet janë te shumta që kam marrë këtë vendim, por thjeshtë nuk mundem që të pajtohem me qendrimin e subjektit politik ndaj ngjarjeve të fundit që ndodhën në qytetin e Prizrenit”, ka shkruar ai në letrën drejtuar Memli Krasniqit, Shaqir Totajt dhe Kujtim Gashit.
Nga gjithsej trembëdhjetë drejtori, kryetari, Shaqir Totaj sot gjatë ditës ka emëruar njëmbëdhjetë, dy drejtoritë e tjera do të emërohen në ditët në vazhdim.
Drejtorët e emëruar janë:
Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës – Luljeta Veselaj Gutaj
Drejtoria e Shërbimeve Publike – çelë Lamaj
Drejtoria e Administratës – Edin Shehu
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Pranverim Berisha
Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë – Senxhar Karamuço
Drejtoria e Shëndetësisë – Burbuqe Berisha
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Bexhat Bytyqi
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik – Lirija Bytyqi
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Adem Morina,
Drejtora e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Vjollca Kabashi
Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë – Ramize Shala