4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dy muaj pas vdekjes së myftiut Zukorlic, macja nuk i ndahet nga varri

Rekomandime

Në nëntorin e vitit të kaluar ka vdekur myftiu nga Serbia, Muamer Zukorlic. Edhe pse kanë kaluar dy muaj kur u nda nga jeta, macja që Zurkolic e kishte ruajtur dhe kujdesur për të, nuk i ndahet nga varri.

Mediumi N1 raporton se si macja vazhdon të qëndrojë tek varri i Zurkolic pavarësisht se tashmë ai është mbuluar edhe nga bora.

- Advertisement -

Sipas postimeve në rrjete sociale, macja thuhet që po vazhdon të qëndrojë tek varri i myftiut të ndjerë tash e dy muaj.

- Advertisement -

Zukorlic ka qenë kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim dhe nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Sa kishte qenë gjallë ishte angazhuar për pajtim dhe për respektimin e të drejtave të boshnjakëve në Serbi.

- Advertisement -

Ai ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare dhe është varrosur në vendlindjen e tij në fshatin Orlje të Tutinit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit