Gazetari i njohur grek, Nikos Evangjelatos ka bërë një deklaratë raciste ndaj shqiptarëve.
Ndërsa po lexonte ‘live’ raportet e policisë, mes të cilave edhe kapjen e një shqiptari me armë, gazetari provokoi zemërimin e ndjekësve të tij në rrjetet sociale kur tha se “kush kapet me armë dihet që është shqiptar”.
Madje, ai tha se “kjo është krejt e zakonshme që të kapet me armë përderisa ai është shqiptar”.Pas kësaj deklarate, gazetari u kritikua për qëndrimet e tij raciste, shkruajnë mediat greke.