Sot Qeveria Kurti, ka votuar për ndryshimin e vendimeve të ish-kryeministrave Isa Mustafa e Avdullah Hoti, lidhur me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statutit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës.
Kabineti qeveritar vendosi që Leonora Selmanit dhe Minire Begajt t’u ndërrohen pozitat brenda Komisionit.
Selmani që ishte anëtare, tani është emëruar kryetare e komisionit, ndërsa e Begaj nga pozita e kryetares, tani mbetet vetëm anëtare.
“ Ky ndryshim bëhet me qëllim të tejkalimit të sfidave për realizimin e mandatit të këtij Komisioni, në një proces të ndjeshëm dhe tejet të rëndësishëm për të ardhmen e të mbijetuarve të dhunës se*ksuale gjatë luftës, familjeve të tyre dhe për gjithë shoqërinë tonë”, tha kryeministri Albin Kurti, para se të kërkonte miratimin nga anëtarët e kabinetit qeveritar.
Ish-kryeministri Mustafa e kishte emëruar Begajn kryetare të këtij Komisioni në vitin 2017.
Ndërsa Qeveria Hoti e kishte ndryshuar dhe plotësuar këtë vendim, duke e zëvendësuar një anëtar të Komisionit, më 2020.