Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me krizën e energjisë elektrike, por edhe çështjeve të tjera.
‘’Ky është mjeshtër i manipulimit medial. Nuk është tokë e blerë për ndonjë manipulim tjetër. Prej qeverisë që i ka premtu shpresë rinisë, zgjidhje i jepke thoshte po mbulohem me batanije. Ky problem nuk zhduket’’, ka thënë ai në Debat Plus.
Tutje ai ka bërë thirrje të që mbahet një seancë parlamentare dhe të diskutohet për privatizimet.
‘’Nëse Kurti dhe VV dëshirojnë, le ta nxisin një debat parlamentar për privatizimin, por le ta jepin edhe listën se sa zyrtarë të Kurtit kanë privatizu dhe me cfarë cmimesh’’, shtoi ai.