2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

‘S’di qysh s’jemi tranu’: Mes lotësh gruaja nga Gjakova tregon si shqiptari me uniformë serbe ia mbyti burrin

Rekomandime

Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek Hilë kryen mizorii ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe.

Në çdo moment Zahe Bajrami, mundohet ta mbaj afër fotografinë e bashkëshortit të saj të vra*rë me 28 shkurt të vitit 1999.

- Advertisement -

Atë ditë forcat serbe hynë në shtëpinë e tyre në Osek Hilë të Gjakovës, por vr*asjen e bënë shqiptarët të veshur me uniformen serbe.

Kjo e rëndon edhe më shumë dhimbjen e zonjës së shtëpisë, e cila pa me sytë e saj, Mushk Jakupin dhe Muharrem Ibraj duke ia vr*rë bashkëshortin.

Është e rëndë për Zahe Hajramin, të flas për dhimbjen e madhe që kishte përjetuar mëngjesin e hershëm të 28 shkurtit 1999.

- Advertisement -

Pothuajse i gjithë fshati Osekë Hylë i njohin babë e bir që u rreshtuan krah forcave serbe.

Njëri nga ta që ishte nxënës në atë kohë, rrëfen momentin kur ishte rrahur nga dy prej 200 policëve që kishte në dispozicion Mushkë Jakupi.

- Advertisement -

Kalimi për rreth kësaj rruge ishte i pamundur pa u t0rturuan nga policët që i komandonte shqiptari me origjinë nga Gjakova që sot jeton në Serbi.

Rrahje e maltretime përjetuan të gjithë banorët, përfshirë këtu edhe nxënës.

Mushk Jakupi e Muharrem Ibraj kishin edhe bashkëpuntor tjerë, të cilët për çdo mbrëmje i raportonin në detaje për ato që ndodhte në këtë fshat të Gjakovës.

E përveç torturave këta kishin kryer edhe shumë vr*asje të civilëve shqiptarë në atë kohë.

Hyrja e trupave ta NATO-s në Kosovë, detyruan këtë shqiptarë të largohen nga Gjakova për t’u shpërngulur në Serbi ku jetojnë edhe sot.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit