11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

3.000 serbë padisin NATO-n

Rekomandime

Paditë në gjykatat serbe ndaj NATO-s, zyrtarëve të saj dhe liderëve botërorë që ndërmorën këtë operacion për të ndalur krimet serbe mbi popullatën civile në Kosovë, nuk janë të reja. Pak pas bombardimeve, në kohën kur në pushtet ishte ende Slobodan Milosheviqi, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte, në një gjykatë në Beograd u shtruan padi kundër liderëve botërorë, duke nisur nga presidenti amerikan i asaj kohe, Bill Clinton.

Dy padi në emër të 3.000 serbëve, janë bërë gati kundër Aleancës Veriatlantike – NATO.

- Advertisement -

Avokati Srgjan Aleksiq, që përfaqëson këta serbë, thotë se paditë do t’i bëjë në bashkëpunim me një avokat italian dhe se ato do t’i dorëzojë në Gjykatën e Lartë në Beograd për pak ditë.

Këto janë padi të reja, pasi sipas tij, edhe në janar të vitit të shkuar, është bërë një e tillë ndaj NATO-s, por “pala e paditur” nuk është marrë me këtë çështje.

“Pos këtyre dy padive po përgatiten edhe të tjera”, tha ai.

- Advertisement -

Aleksiq, për televizionin “TV Prva” bëri të ditur se në këto padi përfaqëson pjesëtarë të ushtrisë serbe, rezervistë dhe civilë serbë që sipas tij, gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999 mbi caqet serbe, ishin në Kosovë.

Dhe padia nuk bëhet për bombardim, por për pasojat që sipas tij, ka sjell ky operacion. Padia ka të bëjë me uraniumin e varfëruar, që ai thotë se është pasojë e bombardimeve dhe nga ai po vuajnë klientët e tij.

- Advertisement -

“Bëhet fjalë për tumore shumë specifike dhe në ato raste, në gjak ka edhe metale të rënda”, tha Aleksiq, duke shtuar se kjo është e pasojë e uraniumit të varfëruar.

Ai thotë se avokati që ka zgjedhur për bashkëpunim është një italian që ka fituar “mbi 250 raste me ushtarë italian të KFOR-it”, e që sipas tij u sëmurën gjatë qëndrimit në Kosovë.

“Ai ka arritur t’u nxjerr dëmshpërblime ushtarëve italianë”, tha Aleksiq.

Në fakt, paditë në gjykatat serbe ndaj NATO-s, zyrtarëve të saj dhe liderëve botërorë që ndërmorën këtë operacion për të ndalur krimet serbe mbi popullatën civile shqiptarë në Kosovë, nuk janë të reja.

Pak pas bombardimeve, në kohën kur në pushtet ishte ende Slobodan Milosheviqi, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte, në një gjykatë në Beograd u shtruan padi kundër liderëve botërorë, duke nisur nga presidenti amerikan i asaj kohe, Bill Clinton.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit