7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vuçiq bëhet agresiv: Ta dinë Kurti dhe Quint’i, do të ketë pasoja nëse nuk lejohet referendumi

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se do të ketë pasoja të mëdha, më të mëdha se që i mendon Kosova dhe QUINT-i, në rast se serbëve në Kosovë nuk do t’iu lejohet të votojnë për referendumin e Serbisë.

- Advertisement -

Një deklaratë të tillë Vuçiq e ka bërë gjatë një intervistë për televizionin publik të Serbisë.

“Është shumë më e rrezikshme që po përgatiten për referendumin, e kjo është që të mos lejohen serbët të votojnë. Kjo do të shkaktojë pasoja të gjera”, ka thënë Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nëse serbët do të lejohen të votojnë në Kosovë, Vuçiq ka thënë “Do ta shohim”.

- Advertisement -

“Pasojat do të jenë shumë më të rënda dhe më të gjera sesa shqiptarët dhe QUINT-i e imagjinojnë për momentin”, ka shtuar tutje.

Kreu i shtetit serb ka thënë se shpreson që Republika e Kosovës të mos e bëj një gjë të tillë.

- Advertisement -

Ndërkohë, kryeministrin Kurti e ka quajtur si “të përkëdhelurin” e ndërkombëtarëve, dhe sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet “të kujdesën për fëmijën e tyre dhe ta informojnë se duhet t’i respektojë të gjitha marrëveshjet”.

“Të respektojmë marrëveshjen e Brukselit dhe gjithçka që është rënë dakord paraprakisht”, ka shtuar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se serbët e Kosovës me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse, derisa Borell ka kërkuar që të lejohet votimi duke rikujtuar se si në të kaluarën OSBE-ja ka mbledhur votat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit