Thyhet me çekiç një pllakë kushtuar kriminelit Ratko Mlladiq në Bosnjë

0
77

Fundjavën e kaluar në Sarajevë, një pllakë kushtuar kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq u thye.

Është publikuar një incizim i ngjarjes.

Në video shihet një burrë që i afrohet pllakës kushtuar Mlladiqit, duke mbajtur një çekiç në duar, me të cilin fillon ta thyejë atë, transmeton Gazeta Express.

Ai është filmuar nga automjeti nga një burrë tjetër.

Të dy, pas ngjarjes u dorëzuan në polici, ku u morën në pyetje dhe u liruan.