7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Behxhet Pacolli rrëfen tmerrin që përjetoi pasi humbi për tetë orë në stuhinë e Brezovicës

Rekomandime

Flet Behxhet Pacolli pasi humbi rrugën në stuhinë e Brezovicës: Nuk shihnim asgjë, temperaturat ishin -20 gradë

- Advertisement -

Shërbimi i Kërkimit-Shpëtimit Malor të Kosovës sot njoftoi për gjetjen e një grupi skitarësh të humbur në stuhinë e Brezovicës mbrëmë, shkruan Periskopi.

Me anë të një postimi në Facebook, ky shërbim njoftoi për pranimin e thirrjes për ndihmë dhe mobilizimin për gjetjen e skitarëve, të cilët fatmirësisht ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

- Advertisement -

Periskopi, të enjten pasdite, kontaktoi me njërin prej skitarëve të humbur e të gjetur më vonë, i cili – për befasinë tonë – quhej Behxhet Pacolli. Jo, nuk është ai Bexheti që po mendoni, meqë ra fjala…

”Më datën 12.01.2022, rreth orës 12:00, kemi marrë rrugën për me u ngjitë në atë që e quajnë ‘kanali i ministrit’. Rreth orës 13:30, kemi mbrri në piken ku kemi dashtë me u ngjitë. Pas 10 minutave, ka ardhë ni mjegull shumë e madhe dhe gjithashtu frymë e frikshme. Temperaturat kanë qenë diku -18, -20 gradë,” tha Pacolli fillimisht.

- Advertisement -

”E kemi pritë nja 15-20 minuta, mos po shkon mjegulla, por situata shkojke tu u bo ma keq. Kur jemi bo gati për me u lëshu, jemi lëshu në pjesën ma t’rrezikshme, e që është pjesa prapa që të dërgon në Shtërrpcë. Kur jemi ndalë, e kemi pa që jem shumë gabim e shumë larg prej pikës ku kemi dashtë me përfundu. Aty vendosëm me kontaktu me shokët në qendër të Brezovicës, teksa ata shokët pastaj e kanë lajmëru qendrën e shërbimit të kërkimit malor, ua kemi dërgu lokacionin ku kemi mbetë dhe na kanë tregu nonstop kah me vazhdu, përndryshe ne jemi kon tre veta po tretë me eksperiencë malore.

”Nuk kemi bo panik, edhe pse kushtet kanë qenë shumë të vështira, na tre i kemi folë njoni-tjetrit nonstop mos me humbë vetbesimin. Pas rreth pesë ore ngjitjeje, i kemi dëgju zanat e shpëtimit t’u bërtitë… aty jemi shliru hala ma shumë se mo veç e morëm vesh që na kanë gjetë, po ka qenë terreni shumë i vështirë, ata nuk mujshin me u lëshu te na. Në ora 21:00, ose s’pe di saktë, kemi mbërri te djemtë e shpëtimit malor. Prej aty jemi lëshu kadale poshtë në hotel… në ora 22:10 kemi mbërri poshtë pa nevojë për ndihmë mjekësore, as kurrgjë, asnjëri s’jemi lëndu. Në ora 22:40, kemi jep një intervisë për policinë dhe kaq.” /Periskopi.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit