3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Tradhtia bashkëshortore/ Detektivja tregon programin që mund t’ia vendosni partnerit për ta përgjuar pa u kuptuar

Rekomandime

Detektivja e njohur private Shkënda Lili, në një rrëfim në programin “Jeta pa filtër” në News24 ka treguar disa detaje se si mund të kontrollohet apo ‘përgjohet’ telefoni i partnerit apo partneres.

Gjatë intervistës ajo u shpreh se ka një program që mund të instalohet, por duhet me patjetër që pala e interesuar të ketë akses në telefonin që kërkon të përgjojë.

- Advertisement -

Telefoni është personal dhe nuk është gjë e mirë të kontrollohet. Më kanë kërkuar për të përgjuar telefonin, por unë nuk bëj përgjim telefoni . Nëse gruaja apo burri ka akses në telefonin e njeri-tjetrit , i ndihmoj për të instaluar një program i cili për dy muaj mund të ketë kontroll në telefonin e dikujt, Por unë nuk e prek telefonin sepse është e jashtëligjshme. Unë nuk pranoj telefon në zyrën time për të instaluar në program. Por duhet të ketë patjetër akses’, tha ajo.

Gjithashtu detektivja private dha edhe disa këshilla për t’u treguar të kujdesshëm me telefonat. Ajo u shpreh se me rrezik është përdorimi i wifi dhe se secili prej nesh nuk duhet të vendosë telefonin për të marrë bateri në një lokal, pasi sipas saj nëse një person që është ekspert mund të të vjedhë të gjitha të dhënat.

Sa të rrezikuar jemi ne nëse telefoni bie në dorën e dikujt tjetër?

- Advertisement -

Shkënda Lili: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mund të ekzistojë mundësia kur karikojmë telefonat nëpër lokale, apo kur hapim wifi, jemi të rrezikuar. Sepse nëse dikush është i vendosur për të zbuluar diçka apo të është vënë për keq mund të bëjë një hakërrim. Nuk duhet lënë telefoni, po ashtu edhe nuk duhet karikuar. Unë personalisht vetëm në raste të rralla nuk futem me wifi në një vend. Sepse nëse dikush që ka mbaruar për IT apo që është ekspert të vjedh të gjithë të dhënat. Karikusja, wifi, dhuratë një telefon nuk duhet pranuar sepse aty e ke plotësisht rrezikun”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit