3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gjokoviqit i anulohet viza sërish, pritet dëbimi i tij nga Australia

Rekomandime

Australia i ka anuluar vizën tenistit serb Novak Gjokoviq për të dytën herë radhazi për të drejtën e tij për të qëndruar i pavaksinuar në këtë vend.

Vendimi i ministrit të Emigracionit Alex Haëke do të thotë se Gjokoviq tani përballet me dëbim, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Megjithatë, 34-vjeçari serb ka ende mundësi për të nisur një një sfidë tjetër ligjore për të qëndruar në vend.

Ai ishte planifikuar të luante në Australian Open, që fillon të hënën.

“Sot ushtrova fuqinë time… për të anuluar vizën e mbajtur nga Novak Gjokoviq për arsye shëndetësore mbi bazën se ishte në interesin publik për ta bërë këtë”, tha ministri në një deklaratë.

- Advertisement -

Ky veprim do të thotë gjithashtu se Gjokoviq ka të ngjarë të përballet me një ndalim trevjeçar për marrjen e një vize të re australiane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit