2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ndërtimtaria nuk po gjen dot punëtorë, vendet bosh synohet të plotësohen me punëtorë të huaj

Rekomandime

Tregu i punës në Shqipëri është në vështirësi të madhe. Bizneset nuk kanë punëtorë dhe situata ka arritur në pikën kritike ku në disa raste as nuk po operojnë dot më.

- Advertisement -

Një nga sektorët që po e vuan më shumë është ai i ndërtimit, që po njeh dhe rritje të shpejtë vitet e fundit:

“Ndihet shumë në kompanitë që kanë uri për të ndërtuar, po nuk kanë fuqi punëtore. 10 vitet e fundit është ndjerë kriza e largimit të punonjësve të kualifikuar, nuk është vlerësuar dhe sot gjendemi përpara faktit të kryer.

Kompanitë e ndërtimit mendoj se duhet të fillojnë të ristrukturojnë mënyrën si e thithin tregun e punës duke parë se fqinjët po marrin shumë fuqi punëtore, pasi edhe ne si individë e kemi të pamundur të gjejmë një punëtor të kualifikuar për të kryer punime në ndërtesën tonë, jo më kompanitë e ndërtimit. Duhet të fillojnë të ndryshojnë sjellje, në mënyrë që ta mbajnë fuqinë punëtore të kualifikuar”, thotë Ilir Hebovija, drejtor i Shoqatës së Ndërtuesve.

- Advertisement -

Ndërkohë biznesi po gjen alternativa tek punëtorët e huaj:

“Profilet e punës për të cilët ne sjellim punëtorë të huaj nuk preferohen nga shqiptarët. Boomi më i madh ka filluar dy vitet e fundit, kryesisht nga vende si India apo Bangladeshi”, thotë Klesta Dervishi, Menaxhere Rekrutimi.

- Advertisement -

Cilët janë sektorët që vuajnë më së shumit?

Bizneset që kërkojnë më shumë janë kompanitë e prodhimit dhe shërbimit.

Cilat janë pagat për punëtorët e huaj në Shqipëri?

Përveç benefiteve që iu plotësojnë kompanitë, pagesat variojnë nga 300-400 dollarë. Kontratat janë dy vjeçare sepse kaq e lejon ligji. Më pas, ata kthehen sërish dhe mund të vendosin të kthehen prapë.

Qeveria shqiptare i ka lehtësuar kushtet për punëtorët e huaj që duan të vijnë në Shqipëri, duke miratuar edhe një ligj të veçantë për të shmangur vonesat në procedura burokratike. Me ardhjen e tyre në Shqipëri atyre i ofrohet përveç pagës edhe akomodimi dhe ushqimi, kushte të cilat janë dakordësuar paraprakisht nga agjencitë./tch

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit