9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

E dhimbshme, rrëfehet djali i të mbijetuarit të mizorisë së Reçakut: Kujtimet e fëmijërisë janë mes atyre varreve

Rekomandime

Nazif Shabani, i biri i Ramë i Shabanit , i mbijetuari i vetëm i masakrës së Reçakut ka rrëfyer sot për këtë ngjarje edhe pse thotë se asokohe ishte vetëm dy vjeçar.

Shabani tregoi se si në këtë mizori iu vra edhe xhaxhai dhe 11 anëtarë të tjerë të familjes.

- Advertisement -

“Në janarin e vitit 1999 babai im ishte 33 vjeçar kur në fshatin tonë forcat ushtarake policore serbe, mbytën dhe masa*kruan 45 civilë shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve edhe pleq, gra dhe fëmijë. Në këtë masak*ër mua mu mbyt edhe axhë Bajrushi dhe 11 të afërm të familjes”, deklaroi ai.

Ai tregoi se ka jetuar dhe është rritur më mes të kujtimeve, ndonëse ishte i vogël gjatë asaj kohe.

“Unë isha dy vjeçar. Kujtimet e mija të fëmijërisë dhe gjithë jetës sime prej kur mbajë mend janë mes atyre varreve të fshatit tonë. Janë kujtime të ftohta si ato gur mbi ato varre, e janë të rënda si po ato gur varri”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Shabani, tregoi edhe për momentin kur ia morën babanë forcat policore.

“Zhurmën e granatave mund të mos e mbajë mend, por nuk e mbajë mend se kemi pasur qetësi shpirti në këto 23 vite. Është rritur edhe motra ime Adelina që ishte 7 vjeçare e që kishte vrapuar pas babit kur e morën policia dhe filluan ta rrahin para syve të saj. Nuk është rritur Halimi. Ai u v*ranë moshën 14 vjeçare”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit