13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kurti ka disa fjalë pas miratimit të rezolutës kundër referendumit serb

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti, ka falenderuar deputetët që votuan për miratimin e rezolutës së përbashkët kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Kurti ka thënë se qëndrimi i institucioneve të Kosovës është qëndrim parimor dhe se nuk i shkelin parimet e tyre.

- Advertisement -

Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për miratimin e rezolutës së përbashkët.

Me 76 vota PËR dhe një abstenim, u përmbyll seanca e jashtëzakonshme të cilën e kërkova lidhur me synimin për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.

- Advertisement -

Ne nuk do t’i shkelim parimet tona”, ka shkruar ai.

Kurti ka thënë se praktikat e dëmshme do të ndryshohen.

- Advertisement -

“Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, ka thënë Kurti.

Nga 77 deputetë në Kuvend, 76 kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim.

Miratimi i kësaj rezolute ka ardhur pas bashkërëndimit të pikave me Lidhjen Demokratike të Kosovës , AAK-në dhe Grupin multi-etnik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit