11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

“Nëse do debat me mua, fol maqedonisht” – Apasiev i drejtohet ashpër Ademit

Rekomandime

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në mesditë ka vazhduar debatin për zgjedhjen e qeverisë së re. Ish-ministri i Arsimit Arbër Ademi iu drejtua në gjuhën shqipe kryetarit të së Majtës, Dimitar Apasiev.

- Advertisement -

Kjo si duket nuk i pëleqeu Apasievit, i cili i kërkoi Ademit që t’i flasë në gjuhën maqedonase nëse ai do të hyjë në debat me të.

“Nëse dëshironi të hyni në një diskutim material dhe të debatoni me mua, ju lutemi flisni në gjuhën maqedonase, sepse nuk përdor kufje kur më drejtohen drejtpërdrejt”, tha Apasiev.

Kjo nuk është hera e parë që Apasiev nuk shprehet kundër gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në Kuvend. Ai më parë ka kundërshtuar materialet dhe dokumentet e Kuvendit edhe në gjuhën shqipe.

- Advertisement -

Debati parlamentar për zgjedhjen e qeverisë së re zgjat maksimumi dy ditë, ndërsa zgjedhja e qeverisë votohet pas përfundimit të tij, pra jo më vonë se 24 orë në ditën e dytë ose në këtë rast të dielën deri në mesnatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit