-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Policia në kërkim të ish-ambasadorit Gjergj Dedaj, nuk i ktheu tabelat dhe ID-të diplomatike

Rekomandime

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj duket se ka sërish problem me punëdhënësen e tij, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sinjali mëson se kjo ministri ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.

- Advertisement -

Këto burime konfirmojnë se tani Policia e Kosovës është vënë në kërkim të tyre, për t’ua konfiskuar targat dhe ID diplomatike të ish-diplomatëve dhe familjarëve të tyre, të cilët vazhdojnë t’i shfrytëzojnë pa autorizim, përkundër përfundimin të mandatit.

Raportohet se Dedaj dhe Kqira mbajnë pa autorizim tagrat diplomatike të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht, Dedaj ende nuk i ka kthyer targat diplomatike NMK 50-CD-001, të cilat janë të vendosura në veturën e tij të tipit Mercedez Benz E.

Ndërkaq, targat diplomatike NMK 50 -CD – 005, po vazhdojnë të shfrytëzohen pa autorizim nga Kqira në veturën e tij, të tipit VW Passat, carvan.

- Advertisement -

Policia e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë shpërndarë urdhrin për konfiskimin e ID-të diplomatike që nuk janë dorëzuar ende Dedaj e Kqira dhe familjarët e tyre.

Urdhri për konfiskimin e targave dhe ID-ve diplomatike tashmë është vënë edhe në pikat kufitare dhe sapo të realizohet, këto dokumente nga kjo ministri do t’u kthehen autoriteteve maqedonase.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit