Lajmi i fundit: Mbi 700 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    0
    79

    Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

    Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 728 raste të reja të infektuara me këtë virus.

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    17 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.

    Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

    Nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.

    Në total numri i rasteve aktive është 5.118.

    Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!