7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

19 vjeçarja nga Prishtina tregon si u ngacmua nga një 65 vjeçar: Unë vi me punu

Rekomandime

19-vjeçarja Blondina Mala, para pak ditësh është ngacmuar në vendin e saj të punës. Ajo ka treguar për #Gjesi se si ka ndodhur rasti dhe si ka vepruar ajo në atë moment.

Mala ka bërë të ditur se derisa ishte duke punuar në vendin e saj të punës, në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një person i moshës rreth 65-vjeçare fillimisht e ka ngacmuar me fjalë dhe gjeste, e më pas ia ka kërkuar numrin e telefonit.

- Advertisement -

Në një rrëfim për emisionin e mëngjesit në T7, Mala tha se gjatë asaj kohe, lokali ishte i stërmbushur me klientë.

“ Unë isha duke shërby prej tavoline në tavolinë. Disa prej personave filluan me m’ngacmu me fjalë, me gjeste, ose edhe duke gjuajtur me duar, kur unë kaloja pranë tyre. Në një moment erdhi me një pikë kur personi kërkoi numrin tim të telefonit, personi është diku deri në 65 vjeç… e kam lajmëru menaxherin, por kam marrë vendim edhe vetë dhe e kam largu prej lokalit. Me mirësjellje i kam tregu që sjelljet nuk janë të tolerueshme dhe të pranueshme këtu, unë vi me punu, jo me m’ngucë gjatë orarit”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit