0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Hoxhaj tregon pse s’mori pjesë PDK-ja në seancën ku u votua Rezoluta kundër referendumit serb në Kosovë

Rekomandime

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë ka qenë i drejtë.

Hoxhaj ka thënë se me këtë veprim PDK e ka mbështetur Kosovën dhe jo Qeverinë, të njejtin e ka vlerësuar si të drejtë e të duhur.

- Advertisement -

“Mendoj se ka qenë qëndrim i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe natyrisht që ka qenë një përpjekje e Serbisë për ta shkelur sovranitetin dhe qëndrimi ynë si PDK ka qenë i qartë. Kemi qenë partia e parë opozitare që e kemi mbështetur. Ka qenë gjë e duhur. Ne e kemi mbështetur shtetin e Kosovës dhe jo Qeverinë por tërthorazi edhe Qeverinë. Mendoj që qëndrimi ka qenë i drejtë, i duhur dhe e ka pasur mbështetjen e të gjithëve”, ka thënë Hoxhaj në T7

Hoxhaj, ka thënë se mbledhja e Kuvendit për ketë temë ka qenë spektakël dhe për këtë edhe PDK e ka refuzuar pjesëmarrjen.

“Refuzuam meqë përpjekja ishte që të bëhej një spektakël. Natyrisht që Qeveria mori vendim . Qëndismi i PDK-së ishte i qartë. Qëndrimi i partive të tjera ishte i qarte. Nuk ishte fare e nevojshme dhe ishte çdo jashtë realiteti që të kërkohej nga Kuvendi i Kosovës që të sillet edhe një rezolutë e tillë

- Advertisement -

Tutje, Hoxhaj ka thënë se krerët e qeverieve kanë nevojë nganjëherë për shoë të tillë televiziv, ndoshta për të treguar unitet.

“Unë kam qenë gjatë në Qeveri dhe e di që shpeshherë kryeministrat kanë nevojë për një spektakël të tillë. Për shoi televiziv,. Ndoshta për të treguar edhe unitetin. Mendoj që ka qenë e panevojshme Është e nevojshme që në situata të tilla kryeministri dhe presidentja të kërkojnë një konsensus politik për tema të tilla”, ka thënë Hoxhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit