2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Prokuroria serbe ngre aktakuzë ndaj kryetares së Preshevës

Rekomandime

Prokuroria e Lartë Publike në Nish ka ngritur aktakuzë ndaj kryetares aktuale të Preshevës, Ardita Sinani.

E njëjta dyshohet se i ka mundësuar përfitim pasurie prej 360 mijë dinarëve dy sipërmarrësve I.G. dhe M.Sh nga Presheva.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, të dy sipërmarrësit kanë përfituar 360 mijë dinarë pa kryer punë, duke i shkaktuar kështu dëme financiare komunës bazuar në ndarjen e subvencioneve për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, edhe pse sipas aktakuzës të dy sipërmarrësit dyshohet se kanë aplikuar jashtë afatit, shkruan portali VranjeNeës.

Në aktakuzë thuhet se kryetarja e Preshevës, si kryetare e Këshillit të Komunës nuk është kujdesur për ligjshmërinë e punës dhe nuk ka ftuar apo urdhëruar personalisht Sekretarin e Këshillit apo Shefin e Kabinetit që të ftojë Kryetarin e Komisionit për Subvencione, nuk ka kërkuar në përputhje me ligjin që kryetari i komisionit ose anëtari që e zëvendëson të arsyetojë propozimin e komisionit dhe renditjen në konkursin për dhënien e subvencioneve.

- Advertisement -

“Edhe pse komisioni ka bërë një propozim dhe e ka përcjellë në Këshillin e Komunës pa emrat e sipërmarrësve të përmendur, për shkak se ka konstatuar se nuk kanë paraqitur me kohë kërkesat për subvencione, në seancën e atij organi më 5 shtator 2017 është marrë vendim që tu ndahen subvencionet. E dyshuara e ka vërtetuar vendimin me nënshkrimin e saj dhe në bazë të tij janë lidhur kontrata, sipas të cilave ka lëshuar urdhër për pagesën e subvencioneve”, thuhet në aktakuzë.

Gjithashtu në aktakuzë theksohet se kryetarja Sinani duhej të ishte në dijeni për veprën e saj dhe ndalimin e saj, moskryerjen e detyrës zyrtare, e cila u siguronte personave të tjerë përfitime pasurore.

- Advertisement -

Me këtë veprim, sipas aktakuzës Sinani ngarkohet me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare nga neni 359 i Kodit Penal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit