3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ish-gazetari nga Mitrovica flet me Thaçin në telefon: Ishte nder t’ia dëgjoja zërin Ismail Qemalit të dytë

Rekomandime

Ish-gazetari dhe veprimtari nga Mitrovica, Ylber Durmishi, ka bërë të ditur se përmes telefonit ka biseduar me ish kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Durmishi, Thaçin e cilësoi si Ismail Qemali i dytë, teksa u shpreh i lumtur për bisedën me të.

- Advertisement -

Sonte mora një nga telefonatat më të mira të jetës time, përmes telefonit bisedova me Presidentin e Kosovës Hashim Thaqi ishte kënaqësi dhe nder i madh të dëgjoja zërin e Ismail Qemalit të dytë të shqiptarisë, gjithashtu e falëndëroj Kryetarin e Veteranëve Hysni Gucatin i cili ma dha këtë mundësi të bisedoja me Presidentin, këta janë heronjë të gjallë dhe vetë historia e Kosovës”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim në Hagë ku mbi të rëndojnë akuzat për KRlME Iufte, arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor.

- Advertisement -

Ndërsa, akuzat e Dhomave të Specializuara në Hagë, ish kreun e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucatin e akuzojnë për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit