2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Serbia u kërkon fuqive të mëdha ta sanksionojnë Kurtin, njëjtë si Dodikun

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar që ndaj kryeministrit Albin Kurti, të vendosen sanksione, njëlloj siç u vendosën ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Daçiq në një intervistë për televizionin B92, foli edhe për ndalimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë dhe për paralajmërimin se nuk do të lejohen as zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të caktuara për 3 prill.

- Advertisement -

Sipas tij, nëse Kurti vazhdon me këtë politikë, do të shkatërrojë “gjithçka është arritur deri më tash në Bruksel”.

Sipas Daçiqit, Kurti duhet sanksionuar, pasi sipas tij, refuzoi kërkesën e shteteve të Quintit, të cilat kërkuan nga Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë edhe në Kosovë.

Referendumi i Serbisë u mbajt të dielën që shkoi dhe kishte të bënte me ndryshimet në gjyqësor. Kjo është hera e parë që në Kosovë u ndalua mbajtja e ndonjë votimi, si organizim i Serbisë.

- Advertisement -

Ditë më parë, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Dodikut, i cili po punon për pavarësimin e Republika Srpskas nga pjesa tjetër e Bosnjës.

“Natyrisht, Kurti është fuqi më e madhe se Quinti, është e qartë se Kosova është një superfuqi botërore”, tha Daçiq me ironi. “Ne do të luftojmë për të drejtën e popullit tonë për të votuar në zgjedhje. Kjo është e drejta jonë sovrane dhe askush nuk mund të na e marrë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit