2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pare prej qielli, Milaim Zeka dhe Ridvan Berisha u paguan nga RTK pa bërë asgjë!

Rekomandime

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur mbrëmë shkarkoi Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati. Ndër arsyet e shkarkimit janë edhe rastet e Milazim Zekës dhe Ridvan Berishës.

Zeka kishte deklaruar publikisht se nuk kryen detyra të punës në RTK, ndonëse paguhet për t’i bërë ato, raporton Indeksonline transmeton Kosova ime.

- Advertisement -

“Unë e kam kontratën e punës në RTK. Unë shkoj çdo ditë në punë pi kafe dhe dal a din pse? Sepse unë nuk kam karrige, nuk kam kompjuter thjesht nuk kam vend ku të ulem. Imagjino në televizionin publik. Pyete menaxhmentin pse kanë pru njerëz të rinj e na kanë lanë neve pa karriga”, kishte thënë Zeka në Kanal 10.

Kurse, Berisha vazhdon të mbetet i mos-angazhuar në punë që nga masat e marra ndaj tij në prill të vitit 2021. Por sipas një emaili të dërguar nga vetë ai tek menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së, më datë 10 janar 2022, i njëjti ka thënë se vazhdon të paguhet, ndonëse ka afërisht 1 vit që nuk paraqitet në punë.

Shkeljet e tilla nga menaxhmenti i RTK-së përbëjnë keqpërdorim të parasë publike, meqë persona me koeficiente të parta pagash, paguhen dhe nuk prodhojnë punë për RTK-në.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit