11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Arrestohen drejtuesit e agjencisë “Timi & Zaimi”, mashtruan se i pajisin me viza

Rekomandime

Dy persona janë arrestuar me dyshimin se, me biznesin e tyre “Timi & Zaimi” në Prizren, i kanë mashtruar qytetarët duke u marrë para me premtimin se i pajisin me viza pune për Kroaci dhe Gjermani.

Prokuroria Themelore e Prizren, ka qenë duke hetuar rastin nga muaji qershor i vitit 2021, ndërsa të mërkurën u arrestua njëri nga të kërkuarit me urdhërarrest, dhe më pas, edhe në bazë të deklaratës së tij është arrestuar edhe personi i dytë si bashkëkryerës në kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

- Advertisement -

Për të dytë, Prokuroria ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orësh për dy të pandehurit, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.

Deri në këtë fazë, prokuroria ka arritur të sigurojë disa prej të dëmtuarve të këtij rasti, mirëpo duke pas parasysh provat e grumbulluara, rezulton se numri i të dëmtuarve është tejet i madh, andaj Prokuroria bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që janë pre e këtij mashtrimi që të lajmërohen në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit