3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Konjufca e ndërpret Musliun: S’ndalohen veç ofendimet në Kuvend, por edhe komplimentet e tepërta

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti premtimet e tij të dikurshme se do t’i ulte çmimet e produkteve bazike, përfshirë çmimin e energjisë elektrike.

“Z. Kurti ka trumbetuar me të madhe se me marrjen e pushtetit nga ai, do të ulet çmimi i rrymës, do të ulet çmimi i ujit, do të ulet çmimi i derivateve, bukën do ta blejnë më lirë qytetarët, qumështi, vaji, vezët do të kenë çmim të lirë. Bile në atë kohë guxonte të caktonte edhe çmime të lira populiste edhe për produktet ushqimore që janë në treg”, tha ajo.

- Advertisement -

Musliu parafrazonte e citonte fjali të Kurtit, ndërsa kryeparlamentari e ndaloi në një moment, duke i thënë se “ndalohen komplimentet e tepërta”, shkruan Express.

“Me atë në qeverisje, viti do të jetë vit i ekonomisë, i zhvillimit, jo i rritjes së çmimeve kurrë asnjëherë, thoshte dikur në një kohë lideri shpirtëror, shenjtëria e tij Albin Kurti. Të nderuar qytetarë, gjendja në terren shifrat dhe faktet, dëshmojnë se…”, tha Musliu.

Këtu, e ndaloi Konjufca.

- Advertisement -

“Nuk ndalohen veç ofendimet në Kuvend, por edhe komplimentet e tepërta”, tha kryeparlamentari.

Musliu vazhdoi me kritikat, ndërsa mes tjerash, i tha kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së udhëhequr prej tij se “as nuk dini, as nuk ngoni”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit