2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Konjufca: Kosova nuk ka çka t’i jap më Vuçiqit

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se dialogu me Serbinë është shumë i nevojshëm por në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije bashkësisë ndërkombëtare që Kosova nuk është e gatshme të bëjë kompromise që krijojnë mekanizma që mund ta fundosin Kosovën.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e fokusuar që të bind vendet që na kanë njohur si shtet i pavarur që të na njohin si shtet ku mund të merret vendime siç është ai për ndaljen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

- Advertisement -

Kosova nuk ka më çka t’i jap Vuçiqit. Dialogun po e vazhdojmë për t’i bindur të gjithë se populli serb jeton në përputhje me kërkesat për një jetë rehat në Kosovë por që popullin serb nuk po e le rehat Vuçiqi”, tha ai.

Ai duke komentuar deklaratat e Rakiqit se nëse nuk mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë gjatë muajit prill, veriu i Mitrovicës do të ketë reciprocitet me Qeverinë e Kosovës, ka thënë se Listës serbe i kanë dhënë më së paku të mundshme.

Sipas Konjufces, Kushtetuta e Kosovës vazhdon të shkelet por duhet të bëhet një dallim që VV me ndaljen e referendumit serb ka arrit të mos shkelet neni 1, i cili është neni më i mirë i saj, ku thuhet Kosova është shtet i pavarur dhe sovran e demokratik.

- Advertisement -

Konjufca shtoi se shkeljet më të lehta kushtetuese nuk mund të ndalen sikur te prehen me gërshërë.

“Targat, paga e mjekëve serb që marri nga serbia dhe të tjera, të gjitha shkeljet që po bëhen nga serbët e Kosovës do të zgjidhen një nga një, pasi shteti i Kosovës nuk ka kapacitete të ndalen të gjitha një nga një”, tha ai.

- Advertisement -

Ai tha se listën serbe nuk mund ta heqim prej qeverisës, pasi e ka vendin me Kushtetut të Kosovës.

Konjufca tha se as Asociacioni pa kompetenca ekzekutive nuk do të ndodhë, pasi Kosovës nuk i duhet.

Konjufca ka thënë se kriza në energjinë elektrike që po e përjetojmë ka të bëjë me faktorin e jashtëm me tregun e energjisë elektrike në botë, ku ka rritje të çmimit, kurse në vendin tonë për disa faktor, importi është në kulmin e vet, pasi nuk ka ndodhë asnjëherë në histori të blihet kaq shumë.

“Janë vetëm dy zgjidhje afatshkurta, ose duhet me mbulu importit shteti ose përmes masave të tjera që i kanë institucionet tjera dhe jo qeveria. ZRrE ka dhënë një propozim për shtrenjtimin e rrymës dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi. Ky formati që e ka propozu ZRrE po prek shumë familje dhe nuk e di si do të veproj qeveria”, ka thënë ai në Tv Dukagjini.

Sipas tij, krizën globale të energjisë pak kush ka mundur ta parasheh.

Ai ka shtruar se çfarëdo vendimi lidhur me gazin nuk do të ndikonte në krizën aktuale të energjisë eklektike, pasi ai projekt do të realizohej në 2025. Konjufca ka thënë se gënjeshtra janë pretendimet e opozitës sa i përket gazit amerikan.

“Me të thënë futu me një projekt gjigand ku mundet të ngulfat, qeveria ka pas parasysh këtë”, tha ai.

Kunjufca po ashtu ka njoftuar se po punon që ndërtesa e Kuvendit të pavarësohet nga energjia elektrike që ofron KEDS-i, duke investuar në energjinë alternative me solar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit