0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gjermania ka nevojë për 400.000 punëtorë të kualifikuar nga jashtë çdo vit

Rekomandime

Koalicioni i ri qeveritar i Gjermanisë dëshiron të tërheqë nga 400.000 punëtorë të kualifikuar nga vendet e huaja çdo vit për t’u përballur me mungesën e fuqisë punëtore në sektorët themelorë, të cilët e rrezikojnë rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit.

“Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është bërë aq serioze deri tash, saqë është duke e ngadalësuar në masë dramatike ekonominë tonë”, tha Christian Duerr, shef i grupit parlamentar të Demokratëve të Lirë, parti që është pjesë e koalicionit qeveritar.

- Advertisement -

Problemin e fuqisë punëtore që po vjetrohet mund ta marrim nën kontroll vetëm me një politikë moderne të emigrimit. Duhet ta arrijmë shifrën prej 400.000 punëtorësh të kualifikuar nga jashtë sa më shpejt që është e mundshme”, tha Duerr për revistën biznesore, “WirtschaftsWoche”.

Socialdemokratët e Kancelarit Olaf Scholz, Demokratët e Lirë të Duerr-it dhe Partia e Gjelbër janë pajtuar në marrëveshjen e koalicionit për masat si sistemi i pikëve për specialistët e vendeve jashtë BE-së dhe ngritjen e pagës minimale kombëtare prej 12 eurosh në orë për ta bërë punën në Gjermani më tërheqëse, shkruan Reuters.

Instituti Ekonomik Gjerman vlerëson se fuqia punëtore do të tkurret për më shumë se 300.000 persona këtë vit, pasi ka më shumë punëtorë të moshuar që do të dalin në pension sesa të rinj që futen në tregun e punës.

- Advertisement -

Ky dallim pritet të rritet në më shumë se 650.000 në vitin 2029, duke lënë një mungesë të grumbulluar të njerëzve në moshë pune më 2030 prej rreth 5 milionë personave. Pavarësisht pandemisë, numri i gjermanëve të punësuar vitin e kaluar u rrit në gati 45 milionë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit