4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Djali i tij tregon ngjarjen se kush ia dhuroi presidentit Rugova portretin e Adem Jasharit

Rekomandime

Në 16 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, media ka vizituar rezidencën e tij në Prishtinë dhe ka zhvilluar një intervistë me djalin e tij, Mendim Rugova i cili ka rrëfyer për disa nga gjërat që ka poseduar presidenti. Në njërën nga dhomat e rezidencës është vërejtur një portret i komandantit Adem Jashari e cila ishte dhuruar nga disa bashkëatdhetarë nga ShBA-ja.

- Advertisement -

Djali i presidentit Rugova, Mendim Rugova, ka treguar se portreti i Adem Jasharit ishte punuar në akuarel nga njëri prej vëllezërve Bytyçi.

“Kjo është një skicë që është i është dhuruar presidentit Rugova nga disa bashkëatdhetarë në ShBA, vëllezërit Bytyçi e njëri prej tyre pikturon në akuarel dhe e ka sjellë kur ka qenë në vizitë dhe i ka thënë presidentit unë po e vendosi këtu këtë portret”, tha Rugova.

I pyetur se cili ka qenë reagimi i presidentit Rugova për portretin e Adem Jasharit, Mendim Rugova tha se presidenti e ka lënë aty.

- Advertisement -

“Natyrisht presidenti e ka lënë pa problem”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit