Covid-19 bilanci ditor: Mbi 3 mijë raste të reja

    0
    96

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar rekord i rasteve me COVID-19 raporton Kosova ime.

    Që nga dje, janë konfirmuar 3 mijë e 206 raste të reja me koronavirus dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.
    ℹ️Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ️Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
    ℹ️Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
    ℹ️Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.
    ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

    ➡️Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
    https://datastudio.google.com/embed/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB

    Mbani maskat!
    Respektoni distancën!
    Mbani higjienën!