10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Shqipëria sfidon Serbinë për importe në Kosovë

Rekomandime

Kosova ka importuar shtatëfish më shumë mallra nga Serbia, në raport me ato që i ka eksportuar më 2021, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës.

Në një reagim, pas raportimeve se Kosova eksportoi vetëm dy milionë euro në Serbi, Dogana ka publikuar shifrat me të cilat ka treguar edhe krahasimet me vitet e kaluara.

- Advertisement -

E të dhënat tregojnë ngritje të konsiderueshme të importeve nga Shqipëria që tashmë i është afruar edhe Serbisë.

Sipas Doganës së Kosovës, importi nga Serbia ka qenë 305 milionë euro më 2021, krahas 175 milionë euro sa ishte një vit më herët. Për vitin 2020, Dogana ka thënë se importi ishte ndikuar nga masat mbrojtëse dhe reciprocitetin që kishin ndikuar në rënien e importit në pjesën e parë të vitit.

Pikërisht te kjo pikë ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj që kritikoi Qeverinë Kurti se ka rritur ndjeshëm importet nga Serbia, duke publikuar shifrat krahasuese mes qeverisjes së tij dhe asaj aktuale.

- Advertisement -

“Krahasimi më real është krahasimi i periudhës së pa ndikuar nga masat e veçanta në periudhën Janar-Nëntor 2018 me të njëjtën periudhë të vitit 2021, nga ku vërejmë se mallrat e importuara nga Serbia në periudhat e krahasuara kanë shënuar rënie të sasisë së importit për 37.46%, ndërkaq në vlerë ka rënie për 27.58% edhe pse tregu i gjithmbarshëm i importit ka shënuar rritje në vlerë prej mbi 41% në vitin 2021, andaj rënia reale është rreth 38%. Nëse e krahasojmë me vit të plotë duhet të kthehemi në vitin 2017 i cili nuk ka qenë i ndikuar nga masa mbrojtëse dhe aty vërejmë se vlera e importit në tregun e Kosovës të mallrave serbe ka qenë 450 milion euro apo 36.8% më shumë sesa vlera e importi dhe vlera e rritjes në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Kosova ka shënuar rritje të importit nga Shqipëria. Sipas Doganës, importi nga Shqipëria ka qenë 6 për qind e tregut total të importit, apo në vlerë 285 milionë euro. Më 2015, Dogana ka thënë se proporcioni i importit nga Shqipëria ka qenë pothuajse qind për qind më i vogël në raport me Serbinë. Më 2015, ishin importuar 143 milionë euro nga Shqipëria e 372 milionë euro nga Serbia.

- Advertisement -

Dogana ka thënë se më 2021, Kosova eksportoi rreth 42 milionë euro mallra në drejtim të Serbisë, apo 47 për qind më shumë se një vit më herët.

Dogana ka vlerësuar se luftimi i kontrabandës nga autoritetet e zbatimit të ligjit ka çuar në rritjen e shifrave të importit.

“Vetëm tek gjedhet e gjalla gjatë vitit 2021 kemi të deklaruar sasi në vlerë prej 8.7 mln € e qe është për 3.4 mln € me i lartë krahasuar me vitin 2020, sikurse që ka pasur deklarim të pijeve, alkoolike dhe uthulla për 4.5 mln Euro me shume sesa vitit 2020. Nuk ka pasur rënie të importit të produkteve të njëjta nga tregjet tjera, andaj është lehtësisht e kuptueshme se rritja e formalitetit ka ndikuar në rritjen e vlerës së importit që në periudha të më hershme ka qenë i kontrabanduar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit