7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rusia e Ukraina drejt Iuftës, Erdogan: Turqia nuk lejon trazira, po nisem drejt Kijevit

Rekomandime

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur për rrezikun e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duke shprehur gatishmërinë për të ndërmjetësuar. Kështu raporton AA, ndërsa shton se Erdogan është shprehur se Turqia nuk do të lejojë trazira në rajon.

- Advertisement -

“Ne nuk do të pranojmë trazira në rajon. Ne duam që paqja të mbizotërojë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë pjesën tonë”, ka thënë Erdogan.

Ky i fundit paralajmëroi se çdo lloj pushtimi ose shpërthimi i luftës përbën një kërcënim të madh për paqen rajonale. Duke vënë theksin te raportet e mira të Turqisë me Rusinë dhe Ukrainën, ai bëri me dije se shumë shpejt do të vizitojë Kievin, por nuk përjashtoi as Moskën.

Rusia ka grumbulluar100 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën, çka ka rritur shqetësimet e perëndimit për një pushtim të fqinjit të saj ish-sovjetik. Perëndimi po negocion me Rusinë, ndërsa po furnizon me armë Ukrainën. Kremlini ka mohuar se ka në plan të pushtojë Ukrainën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit