7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

I ftohti siberian arrin në Kosovë, ja deri në sa gradë do të bien temperaturat pasnesër

Rekomandime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë.

Sipas njoftimit, masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar.

- Advertisement -

Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore. IHMK-ja ka bërë të ditur se reshjet do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona.

“Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja ka bërë thirrje për kujdes për drejtuesit e mjeteve motorike dhe këmbësorët, pasi që sipas parashikimeve, ngricat do të mbesin prezent, ndërsa do të jenë më të ashpra në zonat e larta.

- Advertisement -

Sa i përket erës, vazhdon të mbetet prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, ndërsa shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit