2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Ballkani ende rrëmujë”, analisti amerikan: “Shqipëria e Madhe” nuk i intereson SHBA-së

Rekomandime

Eksperti dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori amerikan i Universitetit “Johns Hopkins SAIS” në Washington, Edward P. Joseph, në një intervistë ekskluzive ka folur më në detaje për disa prej çështjeve të mbuluara në Raportin e titulluar “Nga kriza në konvergjencë: një strategji për të trajtuar paqëndrueshmërinë në Ballkan në burimin e saj” dhe gjithashtu edhe për letrën që Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka dërguar ditë më parë kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

Edward P. Jospeh e tregon pse është vendosur në raport propozimi për vendosjen e sanksioneve për ata që promovojnë bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe punën e emërimit të një emisari special amerikan për njohjen e Kosovës nga pesëshja mosnjohëse evropiane.

- Advertisement -

Gjithashtu profesori amerikan sqaron edhe konsatimin tjetër të raportit se Qeveria Kurti gjendet në mjegullnajë sa i përket orientimit gjeo-strategjik, duke përmendur këtu projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik.

Sanksionet e propozuara në raport janë të lidhura – qëllimisht dhe qartazi – me një zotim më të gjerë nga ShBA-ja për të arritur njohje të plotë ndërkombëtare për Republikën e Kosovës – jo për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë ose të ngjashme. Pse duhet që ShBA-ja të caktojë një emisar të posaçëm për njohjen e Kosovës, mes hapave të tjerë në këtë drejtim, nëse Kosova është duke punuar që ta minojë konceptin për Kosovën, të cilin ShBA-ja dhe aleatët e saj e kanë për vendin?

Çështja është që njohja e Kosovës e nënkupton Kosovën si vend unik dhe funksional brenda kufijve të vet të tanishëm – jo në federatë ose konfederatë me Shqipërinë. As “Shqipëria e Madhe”, as “Serbia e Madhe” nuk janë në interesat e ShBA-së; kjo është kundër interesave të ShBA-së.

- Advertisement -

Kjo nuk është as në interesin e Kosovës. Për shembull, njohja nga Greqia do të mund të ishte transformuese për Kosovën dhe rajonin. Por është e qartë se Athina – si Uashingtoni – nuk sheh stabilitet që del nga ndonjë “bashkim” ose ndarje e Kosovës. Siç citojmë ne në raportin tonë në “Johns Hopkins SAIS-Wilson Center”, komentuesit grekë me ndikim presin një traktat mes Prishtinës dhe Athinës, që i përjashton aventurat e tilla.

Kërcënimi me sanksione është i rëndësishëm për të gjitha palët:

- Advertisement -

Për Prishtinën, që t’i kuptojë parimin dhe vizionin për Kosovën, të cilat e tërheqin përkrahjen e ShBA-së dhe të aleatëve.

Për Athinën dhe vendet e tjera, që nuk e njohin Kosovën, që të kuptojnë se zotimi i ShBA-së ka të bëjë me përkrahjen e sovranitetit të Kosovës – jo me përkrahjen e ëndrrave për bashkimin e popullit shqiptar.

Për Serbinë dhe për përkrahësit e saj në Rusi, Kinë dhe gjetiu, që të shohin se ShBA-ja ka një qasje strategjike, të mbështetur në bashkekzistencën demokratike dhe multietnike – pa i favorizuar ambiciet kombëtare shqiptare para ambicieve kombëtare serbe.

Nuk do të parashikoj se çfarë do të bëjë Kryeministri Kurti. Mund të deklaroj se e shoh “Asociacionin/Komunitetin e Komunave me Shumicë Serbe” si çështje të ndarë nga Manastiri i Deçanit dhe vendimet e ndërlidhura juridike.

Kosova, ndryshe nga Serbia, është demokraci e kthyer në drejtimin e duhur, me respektim në rritje për sundimin e ligjit. Respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim i hekurt për Kryeministrin Kurti – ose për cilindo kryeministër të Kosovës.

“Asociacioni/Komuniteti” është një detyrim i një lloji tjetër; kjo është çështje politike e lidhur me një proces më të gjerë me Serbinë. Në mënyrë ideale, “Asociacioni/Komuniteti” do të negociohej si një çështje e statusit final, si pjesë e marrëveshjes në të cilën Beogradi e njeh Prishtinën.

Vendosja e kësaj para statusit përfundimtar krijon ndërlikime në dialogun e udhëhequr nga BE-ja, ku Beogradi tashmë e ka përparësinë strategjike. (Beogradi është i kënaqur, nëse asgjë nuk ndodh në dialog, duke e lënë Kosovën në pozitën e tanishme të paqartë.)

Marrëdhëniet e komunitetit serb të Kosovës si bllok – dhe me Beogradin – janë drejtpërdrejt të lidhura me sovranitetin dhe funksionalitetin e brendshëm të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Kosova zyrtarisht është e detyruar për “Asociacionin/Komunitetin”.

ShBA-ja dhe BE-ja duhet të gjejnë mënyra për ta adresuar këtë sfidë negociuese. Në raportin tonë, ne e rekomandojmë avancimin e marrëdhënies së Kosovës me NATO-n, për shembull, duke e sjellë Kosovën në programin e NATO-s, “Partneritet për Paqe”, në mesin e hapave të tjerë. Kjo mund ta forcojë pozicionin e Kosovës, duke bërë të mundshëm ca progres për “Asociacionin/Komunitetin”,ndonëse bisedimet përfundimtare presin një marrëveshje finale./GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit