4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Konflikti Rusi-Ukrainë nxit apetitin e Serbisë për luftë në Kosovë

Rekomandime

Rrugët diplomatike janë gati në të shterur. E nëse bisedimet mes perëndimit e Rusisë nuk kryejnë punë, kjo e fundit ka synim të qartë pushtimin e Ukrainës.

Si iniciatore e kësaj lufte të mundshme, Rusia do të shtrinte sulmet edhe në shtetet tjera përveç Ukranisës, por që janë rreshtuar krahë saj, si Kosova.

- Advertisement -

“Ndikimet negative do të jenë në një mori shtetesh tjera që radhiten në krahë me Ukrainën. E format e interferimit mund të jenë të ndryshme, përmes sulmeve diversive, sabotimit, e përmes ndërhyrjes së paautorizuar në baza të të dhënave, pra forma të ndryshme të hakerimit.” thotë Fatmir Qollaku, profesor i lëndëve të sigurisë.

Më aktuale nga të gjitha këto, janë sulmet kibernetike nga të cilat Rusia nuk po kursen as vendet përtej atlantikut, e edhe ato përkrahëse të Ukrainës. Sipas njohësve të sigurisë, Kosova ka hapësirë të mbrohet në këtë aspekt.

“Nuk qëndrojmë keq sepse edhe në aspektin e strukturave edhe në aspektin ligjor edhe atë njerëzor qëndrojmë në nivel të kënaqshëm për tu mbrojtur nga sulmet, çfarëdo qofshin ato.”

- Advertisement -

Por, krahas sigurisë kombëtare, tentimi i Rusisë për ta pushtuar Ukraninën, do të duhej të merrej seriozisht nga Kosova veçmas në politikë. Sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare Arben Fetoshi, tensionet në lindje nxisin apetit të Serbisë për konflikt të ri me Kosovën.

“Sepse kohëve të fundit kemi parë vazhdimisht provokime nga ana e Serbisë në kuadër të asaj strategjisë së madhe që ata e quajnë bota serbe, e në këtë këndvështrim mendoj që ka analogji në qasjen që ndjekë Rusia dhe qasjen që ndjekë Serbia në Ballkanin Perëndimor.” ka deklaruar Fetoshi.

- Advertisement -

Përveç që i kanë dalë në krahë publikisht, krerët e shtetit në Kosovë janë shprehur të gatshëm që në zonën e nxehtë ta dërgojnë edhe FSK-në, nëse kjo kërkohet nga aleatët.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit