Çfarë tha Besnik Tahiri që e bëri për të qeshur Kurtin dhe deputetët?

0
188

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka shkaktuar të qeshura në Kuvendin e Kosovës me një deklaratë të tij kur po flitej për rritjen e çmimit të energjisë dhe ngrohjen në qytete të ndryshme të Kosovës.

Tahiri tha se vetëm dy qytete kanë pjesërisht ngrohje.

Vetëm dy qytete të Kosovës Prishtina dhe Gjakova kanë pjesërisht ngrohje qëndrore. Këtu i ke 10 deputetë të Ferizajit, krejt ndërtimet e larta nxehen me energji elektrike. Qe ku e ki të Lipjanit, e ki Vushtrrinë, Prizrenin”, tha Tahiri.Dikush nga deputetët ia përmendi vendlindjen Tahirit duke i thënë “Podujeva”,Ndërsa Tahiri i përgjigjet duke thënë “Podujevën, pak kem banesa, po edhe Podujevën. Të gjitha këto, të gjitha këto qytete me energji elektrike nxehen. Tash kush po e paguan, fatura shkon tek këto dy kategori, subvencionimi po, i ndihmon bizneset, ato janë pare të qytetarëve të Kosovës”.