Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branislav Nikoliҫ ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ai ka deklaruar se posedon një shtëpi në vlerën 100 mijë euro, poashtu edhe ndërtesa, pikë karburanti, tokë (25 hektarë) në vlerën 158 mijë euro.
Ai ka deklaruar se posedon edhe një veturë luksoze që kap vlerën 31,900 euro.
Deputeti serb ka deklaruar se mban të kursyera mbi 77,800 euro në Shtërpcë dhe rreth 8 mijë euro në Beograd.
Mbi 35 mijë euro janë të hyrat e tij vjetore, nga paga në Kuvendin e Kosovës, përqindja e trustit dhe kompensime.
Ndërkaq të hyrat e bashkëshortes që punon në Komunën e Shtërpcës, janë mbi 6 mijë euro dhe përqindja nga trusti mbi 800 euro.