“U tu repovat…”, njihuni me 9 vjeçarin që është bërë viral në Tik Tok

0
236

Gjatë ditëve të fundit në rrjetin social në Tik Tok është bërë viral një 9 vjeçar, i cili ka publikuar një video teksa këndon rep.

Njerëz të ndryshëm nga Kosova e Shqipëria po publikojnë video në këtë rrjet social duke përdorur këngën e tij.

Në një emision televiziv Shqipron Muça ka thënë se këngën e ka realizuar para 3 muajsh.

“Kangen e kom bo me telefon para 3 muajve, e kom pa që pom pëlqen muzika edhe bashkë me djalin e axhes e kemi bo”, tha ai.

Ndërkaq 9 vjeçari gjithashtu tha se videoja ka fillu të bëhet virale edhe më shumë pasi e ka shpërndarë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Shqiproni thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet, derisa bënë të ditur se këngën e radhës do ta bëjë me videoklip.

Këtu mund ta ndiqni intervistën e plotë të Shqipronit.