Ambasadori i Gjermanisë: Më në fund Kosova ka nisur të ecë përpara në luftimin e korrupsionit

0
54

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar si lajm të mirë përparimin e Kosovës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

Rohde tha se më në fund Kosova ka nisur për të ecur përpara në luftimin serioz të korrupsionit.

“Kosova më në fund nis për të ecur përpara në luftimin serioz të korrupsionit. Vazhdo kështu, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar Rohde, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se këtë të martë, organizata Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, ku thuhet se Kosova ka treguar vullnet për të luftuar korrupsionin teksa për dallim nga vitit i kaluar, Kosova ka shënuar përmirësim për 17 vende në luftën kundër korrupsionit.