0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova u ngrit për 17 vende në Iuftën kundër korrupsionit

Rekomandime

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë – tri më shumë sesa vitin e kaluar – në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net transmeton Kosova ime.

- Advertisement -

Sipas Institutit Epik, njëkohësisht, Kosova ka shënuar rangim të dytë më të mirë historik që nga fillimi i matjeve të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit.

Në një foto të publikuar nga ky Institut bëhet e ditur se ngritja vjetore gjatë udhëheqjes së kryeministrit Albin Kurti është bërë për 17 vende.

Në kohën e udhëheqjes së ish-kryeministrit Isa Mustafa për 10 vende, teksa nën udhëheqjen e ish-kryeministrit Hashim Thaçi për 8 vende.

- Advertisement -

Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.

- Advertisement -

Nga vendet e rajonit, përparim ka shënuar edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka 39 pikë, katër më shumë sesa vitin e kaluar.

Shqipëria ka 35 pikë – një më pak sesa një vit më parë.

Megjithatë, Indeksi për vitin 2021 flet për një bllokadë në luftën kundër korrupsionit në gjithë botën, pasi 86 për qind e shteteve kanë bërë pak apo aspak përparim në 10 vjetët e fundit.

Sipas Organizatës Transperency International, vendet që shkelin liritë civile shënojnë vazhdimisht rezultate më të ulëta në Indeks.

Me shkeljen e këtyre të drejtave, bie edhe niveli i demokracisë për t’ia lëshuar rrugën autoritarizmit, çka sipas raportit, kontribuon në nivele më të larta të korrupsionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit