Profili në Facebook i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani është hakuar.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook, disa të huaj po bëjnë “lëmsh” duke publikuar video dhe fotografi të shitjes së veshmbathjeve online.
Faqja e tij ka mbi 30 mijë ndjekës, por në të nuk shihen më publikime sa i përket VV-së, Kuvendit apo zhvillimeve të tjera në vend.
E njëjta vazhdon të jetë nën drejtimin e dikujt tjetër që po bën “gërdi” në këtë profil.
Këtu mund ta shihni shëndërrimin e Facebook-ut të tij në dyqan rrobash.