13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Marrëveshja mes qeverive shqiptare: Kosova ‘merr’ portin e Durrësit, ngre edhe doganën e re

Rekomandime

Qeveria “Rama” ka vënë në jetë marrëveshjen e firmosur nga mbledhja e përbashkët e zhvilluar në nëntorin e kaluar në Elbasan, në prani të kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti.

Qeveria e miratoi sot projektligjin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për zbatimin e lehtësive doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve së mallrave.

- Advertisement -

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se, “marrëveshja e bashkëpunimit që miratuam sot, mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës synon zbatimin e lehtësirave reciproke të ndërsjellta në procedurat doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave”.

Sipas saj, kjo është një marrëveshje e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa sot kjo marrëveshje shkon në Parlament me qëllim lehtësimin e tregtisë midis dy vendeve tona duke njohur të gjitha licencat që ndodhen në pikat doganore, duke unifikuar kontrollet e vetëm një vendi, duke ulur kohën e kontrollit.

Ibrahimaj tha se, “marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit dhe lehtësitë që ajo do të sjelli.

- Advertisement -

Gjithashtu kjo marrëveshje njeh disa protokolle që do t’i hapin rrugë hapjes së pikave të tjera doganore të Kosovës në Republikën e Shqipërisë”. /Noa

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit