14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ndërron jetë në burgun e Maqedonisë ish pjesëtari i UÇK-së i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”

Rekomandime

Rexhail Qerimi i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa” ka ndërruar jetë.

Vdekja e Rexhail Qerimit është konfirmuar nga familjarët e tij si dhe nga shokët me të cilët e ka ndarë qelinë.

- Advertisement -

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave në Maqedoni, ai ka pësuar goditje në tru, ndërsa jetën e ka humbur gjatë dërgimit në spital.

Pritet që trupi i pajetë i Rexhail Qerimit të kthehet në burgun e Idrizovës, dhe më pas t’u dorëzohet familjarëve për varrim.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për vr asjen, e një pjesëtari të njësitit special “Alfa”në vitin 2010.

- Advertisement -

Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në KRlM, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit