Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë fjollë të dobët të borës, por jo reshje të intensitetit mesatar apo të lartë.
- Advertisement -
Kështu tha sot për RTV21 meteorologu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Besim Aliu, i cili shtoi se reshjet do të fillojnë më javën e parë të muajit shkurt.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e këtyre masave, por që presioni atmosferik është bukur i lartë. Ka mundësi që të kemi vetëm ndonjë fjollë bore, por jo reshje të intensitetit mesatar ose të lartë.
Reshjet do të fillojnë në javën e parë të muajit shkurt. Do të ketë edhe këto ditë por do të jenë reshje të pakta”, ka thënë ai.