14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Rekomandime

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e saj.

E larguar në vitin 2012 nga Ukraina, 2 vite para aneksimit të Krimesë nga Rusia, ajo thotë se kriza mes dy shteteve duket më tepër politike, sesa konfIikt mes dy popujve.

- Advertisement -

“Në gusht, shkova bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët për të vizituar familjen në Kharkiv. Jetojnë 2 orë larg kufirit me Rusinë. Komunikoj çdo ditë me familjarët e mi atje. Jeta vijon normalisht, nuk ka panik. Nëse do të ishte situata shumë e frikshme, njerëzit do të blinin ushqime”, tregon Oksana.

“Më vjen shumë keq që situata ka ardhur deri në këtë pikë, sepse kemi qenë si motër e vëlla, duke qenë se Rusia dhe Ukraina kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Mendoj që është çështje politike, sepse njerëzit ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin. Prindërit e mi vijnë në verë për të shijuar pushimet në Shqipëri, por jetën e shikojnë atje. Shpresoj që kjo histori të mbarojë me paqe dhe të mos vijojë më tej”.

Për momentin, Oksana nuk e mendon kthimin në atdhe, por thotë se një ditë, fëmijët e saj mund ta bëjnë një gjë të tillë. Shpreson që politika të gjejë një zgjidhje, për shkak se sipas saj, njerëzit nga të dyja anët e kufirit dinë të bashkëjetojnë shumë mirë. “Ne kemi qenë gjithmonë si vëllezër e motra. Njerëzit nuk kanë inate me njëri-tjetri. Thuajse të gjithë në Ukrainë dinë edhe rusisht, nuk kemi problematika komunikimi. Shpresoj që politika të gjejë gjuhën e përbashkët, e të mos vazhdojë më konfIikti”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit