8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Milovan Drecun thotë se Thaçin e të tjerët i çoi në Hagë Serbia

Rekomandime

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, e ka pranuar se shteti i tij i ka dorëzuar dosje Prokurorisë Speciale me seli në Hagë të Holandës.

“Aktakuza kundër Thaçit ,Veselit, Rexhepit e Krasniqit në shumë çka është rezultat i veprimeve tona, për këtë ka shumë arsye. Së pari në aktakuzë veprimtaria e UÇK-së TERR0RISTE është definuar si “ndërrmarrje e përbashkët KRlMlNALE”, shtoi ai.

- Advertisement -

Pos kësaj , gjatë një mbledhjeje në Beograd të mbajtur të enjten, u shpalosën edhe detaje tjera.

“ Ne vendosëm që të bëjmë krejt çka është e mundur në mbledhjen e dokumentacionit që i posedonin shërbimet dhe organet tona dhe që këto të ua dorëzojmë Prokurorisë Speciale dhe që kjo të jetë presion i madh nga ana jonë që ata të bëjnë punën e tyre. Kështu askush nga PS-ja apo dikush tjetër nuk do të mund të na thoshte se nuk kemi dëshmi dhe s’kishim me çka të punonim. Mendoj se në këtë ne ishim të suksesshëm”, theksoi Drecun, përcjell klankosova.

Ndërkohë gjatë kësaj mbledhjeje u prezantuan të dhënat e Grupit Punues që u tha se mblodhi mbi 7 mijë dokumente e të cilat sipas tyre janë dëshmi për KRlMET ndaj serbëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve tjera në Kosovë në periudhën 1998-2000.

- Advertisement -

Gjykata Speciale , ka njoftuar se ish-presidentit Hashim Thaçi i është vazhduar paraburgimi.

Thaçi, bashkë me tre ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, akuzohen nga Specialja në një akt-akuzues të vetëm për KRlME lufte e KRlME kundër njerëzimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit