13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Çfarë po ndodhë në botë: Pas Rusisë e Ukrainës, vjen kërcënimi për Iuftë mes SHBA-së e Kinës

Rekomandime

Ambasadori kinez në SHBA, Qin Gang ka thënë se Kina dhe SHBA-ja mund të përfundojnë një konfIikt të armatosur nëse kjo e fundit përkrah pavarësinë e Tajvanit.

Këto deklarata ai i ka bërë në një medium amerikan, ka thënë se kjo është një problem tepër i madh mes Kinës dhe SHBA-së, transmeton Demokracia.com.

- Advertisement -

“Nëse autoritetet e Tajvanit, të shtyra nga SHBA, vazhdojnë rrugën për shpalljen e pavarësisë, atëherë mund të ndodhë një konfIikt i armatosur mes dy Kinës dhe SHBA-së”, ka thënë ai.

Deri më tani nuk ka pasur koment nga autoritetet amerikane për këtë deklaratë që po bën bujë.

Reagimi i ambasadorit Gang vjen vetëm pak orë pasi sekretari amerikan Antony Blinken dhe ministri i jashtëm kinez, Wang Yi diskutuan për krizën në Ukrainë.

- Advertisement -

Sa i përket Kinës, kjo pretendon se Tajvani është territor i saj dhe ka rritur presionin ndaj Tajvanit në rast të shpalljes së pavarësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit